Rreth 300 kandidatë shprehin interesin për garën e Primareve në PD, ja kur skadon afati

Nga Anesti Barjamemaj
18 Shkurt 2025, 13:19 | Politikë

Rreth 300 kandidatë shprehin interesin për garën e Primareve

Rreth 300 kandidatë kanë shprehur interesin për garën e primareve brenda Partisë Demokratike. Mesnatën mes datës 17 dhe 18 shkurt ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave.

Përveç deputetëve aktual që kanë dorëzuar formularët e aplikimit, edhe figura të tjera të Partisë Demokratike kanë shorehur interes për këtë garë.

Gjatë paradites së sotme KOKOE (Komisioni i Organizimit dhe Kontrollot të Operacioneve Elektorale) është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takoj aspektit formal të dokumentacionit, nëse kanë mungesë dokumentacioni.

Brenda kësaj jave pritet që të ketë një mbledhje të Kryesisë për të miratuar listën e kandidatëve, duke hapur zyrtarisht garën, shkruan A2 CNN.

Pas miratimit të listsve për çdo qark do të nis dhe fushata e brendshme e cila kulmon me zgjedhjet në 1 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos