All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

U përplas me Gardën në Parlament, PS kërkon përjashtimin e Flamur Nokës

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 12:27 | Politikë
All - Paragraf - 1

U përplas me Gardën në Parlament, PS kërkon

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Flamur Nokës pas trazirave të së enjtes në Parlament. Nëse aprovohet, përjashtimi për Nokën do të bëhet sipas rregullores së re.

All - Paragraf - 3

Kujtojmë se ditë më parë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin miratoi vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e PS-së për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Ndryshimet e rregullores konsistojnë në përjashtimin me 2 muaj të deputetëve nga punimet e Kuvendit, pasi prej muajsh tashmë, deputetët e opozitës kanë pamundësuar vijimin normal të seancave.

Ndryshimet në rregullore parashikojnë ashpërsimin e masave për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit.

All - Paragraf - 6

Sipas rregullores së re, masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare" deri në 60 ditë jepet në rastet :

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

All - Paragraf - 9

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”

Kërkesa për marrjen e masës disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të rasteve.

Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryejë dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos