“Hajde të bëjmë një urim, se pastaj…”, Berisha batuta me gazetarët kur pyetet për masën e arrestit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 12:26 | Politikë

“Hajde të bëjmë një urim, se pastaj…”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbyllur me batuta konferencën me gazetarët, pasi SPAK dorëzoi në GJKKO kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

“Të bëjmë së bashku nga një urim për Vitin e Ri, sepse pastaj do të kem obligime të tjera”, u shpreh Berisha duke qeshur teksa nisi të largohej nga salla në selinë blu.

Sa i përket caktimit të datës 26 dhjetor nga GJKKO për vendosjen e masës së sigurisë ndaj tij, një ditë para protestës së thirrur nga ish-kryeministri në Gjykatën e Lartë, u shpreh:

“Njeriu nuk ka fuqi të pakufizuar, do më këshillojnë avokatët. Çdo qëndrimi i imi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos