“S’ka farsë zgjedhore”. Kolegji rrëzon PD, hapet rruga e ndarjes së mandateve të Tiranës

Nga Ervin Koçi
17 Korrik 2025, 12:24 | Politikë

Gjyqësori rrëzoi ankimimin e Partisë Demokratike për pavlefshmëri zgjedhore në qarkun e Tiranës. Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjor i PD-së, Franci Nuri, nuk bindën trupën gjyqësore për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në qarkun më të madh në vend.

Rrëzohet ankimimi. Seanca, e cila zgjati për rreth dy orë, qartësoi qëndrimin e gjyqtarëve se në zonën zgjedhore më të madhe të Shqipërisë nuk kishte pasur një farsë zgjedhore, pavarësisht pretendimeve të opozitës. Kjo i hapi rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.

Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë si më poshtë:

19 për Partinë Socialiste (PS),

13 për Partinë Demokratike (PD),

2 për partinë Mundësia,

1 për Partinë Socialdemokrate (PSD),

1 për Lëvizjen Bashkë,

dhe 1 për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Ndërkohë, për një zonë tjetër zgjedhore, Durrësin, Gjykata vendosi të marrë më shumë kohë dhe shtyu shqyrtimin për në datën 24 korrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos