Administrata shkon për “riedukim”, krijohet Akademia e Pushtetit Vendor

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 22:52 | Politikë

Administrata shkon për “riedukim”, krijohet Akademia e

Qeveria ka miratuar vendimin për ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor, një strukturë e re që do të ketë për qëllim trajnimin e vazhdueshëm të administratës vendore në të gjitha nivelet.

Akademia do të funksionojë si një institucion i përbashkët mes qeverisë dhe bashkive të vendit, me drejtim të përbashkët përmes një komiteti ku përfaqësohen Ministria e Pushtetit Vendor dhe përfaqësues të vetë bashkive.

Sipas vendimit, të gjithë punonjësit e bashkive, nga kryetarët deri te stafi më i thjeshtë administrativ, do të përfshihen në trajnime profesionale me qëllim rritjen e kapaciteteve, efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, shkruan A2 CNN.

Financimi i Akademisë do të mbulohet nga vetë bashkitë, që do të kontribuojnë financiarisht për funksionimin e saj, ndërsa qeveria do të mbulojë 50% të kostove për tre vitet e para të saj.

Fondet do të përdoren për zhvillimin e programeve të posaçme trajnimi, kualifikime teknike, menaxhim publik dhe aftësi të tjera që lidhen me administrimin efikas të qeverisjes vendore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos