Rama pret në Rinas presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh Muhammed Bin Zayed

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 07:58 | Politikë

Rama pret në Rinas presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh

Kryeministri Edi Rama ka pritur në aeroportin e Rinasit presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh Muhammed Bin Zayed. Ai ka mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama i cili e cilëson atë mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Mirëmëngjes dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Kjo është hera e dytë që presidenti i Emirateve të Bashkuara Sheikh Muhammed Bin Zayed viziton vendin tonë.

Në shkurt të këtij viti ai u prit me ceremoni shtetërore te Pallati i Brigadave, në Tiranë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos