Ekskluzive/ Me gol dhe asist, Dodaj përshëndet Vllazninë me kualifikim, largohet si “hero”

Nga A2 CNN
17 Korrik 2025, 19:40 | Futboll

Ekskluzive/ Me gol dhe asist, Dodaj përshëndet Vllazninë me

Me një paraqitje fantastike në Letoni, talenti i Vllaznisë, Kevin Dodaj, ka dhënë lamtumirën më të bukur të mundshme, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në fitoren 4-2 ndaj Daugavpils, që i dha shkodranëve kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në një prononcim ekskluziv pas ndeshjes për gazetarin e A2 CNN në Letoni, Senad Nikshiqi, Dodaj shprehu emocionet për këtë moment të veçantë: “Jam shumë i lumtur për golin dhe asistin, por më i lumtur që Vllaznia kaloi më tej dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Shënova, u kualifikuam dhe ky ishte qëllimi im në këtë ndeshje të fundit.”

Talenti i ri që ka rënë në sy për shpërthimet e tij dhe teknikën, falënderoi klubin për mbështetjen gjatë aventurës së tij në Shkodër: “I falënderoj të gjithë te Vllaznia për mbështetjen. Ndjehem shumë i lumtur. Shpresoj që Vllaznia ta fitojë titullin këtë vit që vjen, edhe pse pa mua. Unë do t’i ndjek në çdo ndeshje.”

Megjithëse largimi i tij tashmë është i sigurt, Dodaj nuk e zbuloi ekipin e ri ku do të transferohet, duke lënë pezull të ardhmen e tij për publikun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos