Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Nga A2 CNN
16 Korrik 2025, 19:13 | Politikë

Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës

Qeveria shqiptare ka marrë vendim për hapjen e pikës kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, teksa në njoftim thuhet se pika e kalimit kufitar do të jetë në përputhje me rregullat ndërkombëtare për kalimin e shtetasve, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Për këtë qëllim, ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim vjen teksa ndërtimi i Aeroportit të Vlorës është drejt përfundimit, shkruan A2 CNN.

VENDIMI I QEVERISË:

HAPJEN E PIKËS SË KALIMIT KUFITAR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të    ligjit nr.71/2016, “Për kontrollin kufitar”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës për qarkullimin ndërkufitar ajror të shtetasve.

2.Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos