Sa është cenuar SHISH? Këshilli i Sigurimit do të mblidhet sërish në fund të tetorit

Nga Fjorela Beleshi
30 Shtator 2026, 15:10 | Politikë

Demokratët nuk e harrojnë Vlora Hysenin, edhe kur nuk është më çështja e rendit të ditës në Komisionin e Sigurisë. Cenimi i sigurisë kombëtare, sipas opozitës, nuk duhet të kalohet vetëm me një emërim të ri, pasi, sipas tyre, duhet një hetim parlamentar se çfarë ka ndodhur në institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Kemi Vlora Hysenin, shefen e Shërbimit Informativ, e cila i merrte urdhrat nga Ergys Gasi”, tha deputeti Klevis Balliu. “E gjithë Policia e Shtetit sot është emërtesë e Gysit dhe e karteleve. Gysi ta merr në telefon me kamera kryeministrin dhe ia përcakton se kush duhet të emërohet dhe ku duhet të emërohet. Kryeministri s’është asgjë më shumë, vetëm se një noter”, tha Flamur Noka.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, socialisti Bledi Çuçi, i kërkoi demokratëve durim, duke kërkuar që të mos ndërhyhet në hetimet e prokurorisë, ndërsa Këshilli i Sigurimit Kombëtar, sipas tij, do të mblidhet sërish pas auditimit që do të bëjnë institucionet.

“Shumë shpejt do të kemi një mbledhje tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë, për ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH-it”, tha Çuçi.

Sipas burimeve të A2 CNN, mbledhja tjetër e Këshillit të Sigurimit për çështjen e Vlora Hysenit, ish-drejtueses së SHISH-it, do të mbahet pas një muaji, në fund të tetorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos