Sa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS? Kuvendi i kthen përgjigje KQZ-së

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 12:47 | Politikë

Kuvendi i Shqipërisë i ka kthyer përgjigje KQZ-së për rastet kur deputetët e PSD-së dhe PDIU-së kanë bashkuar votat me PS-në. Spiropali i ka renditur gjatë kësaj legjislature 8 rastet kur këta deputetë kanë qenë dakord me mendimin e partisë së Edi Ramës, shkruan A2 CNN.

Më flagrant është rasti kur 3 të besuarit e Tom Doshit kanë ngritur kartonët jeshil për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave Rama 3 në seancën e 16 shtatorit të vitit 2021.

Tani do të jetë në dorën e Kryekomisionerit Ilirjan Celibashit për të vendosur nëse PSD dhe PDIU duhet të renditen në formacionin opozitar apo atë mazhoritar.

Shkëmbimi i letrave mes KQZ-së dhe Kuvendit erdhi pas shqetësimit të PD-së për ndarjen e komisionerëve gjatë procesit zgjedhor, me argumentin që Partia e Tom Doshit nuk mund të marrë komisionerët e opozitës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos