Sa interes kanë Indonezia e Filipinet për të punuar në Shqipëri? Përgjigjet ministri i Jashtëm

Nga A2 CNN
29 Gusht 2024, 11:43 | Politikë

Sa interes kanë Indonezia e Filipinet për të punuar në

Hapja e ambasadës shqiptare në Indonezi, Indi e Kenia do të shërbejë edhe për punësimin e tyre në vendin tonë. Ministri i Jashtëm Igli Hasani nuk dha shifra konkrete sesa interes kanë këto vende për të punuar në Shqipëri, por tha se vendi ynë duhet të përgatitet që të mirëpresë shumë të huaj, jo vetëm për turizëm por edhe për të punuar. Në konferencën me gazetarë ai tha se ka potencial shumë të madh ekonomik, pune dhe bashkëpunimi me këto vende.

“Në vazhdim të bisedave zyrtare me kolegët nga Prishtina një nga temat ka qenë edhe përfaqësimi i Shqipërisë dhe Kosovës nëpër botë dhe kemi rënë dakord që Kosova të hapte ambasadë në Malajazi dhe Shqipëria në Indonezi, që të mbulojmë në mënyrë sa më të mirë vendet e hapësirës së Paqësorit, ku ka potencial shumë të madh ekonomik, pune e bashkëpunimi. Po shohim mundësitë që të lehtësojmë angazhimin e personave që shohin si mundësi edhe Shqipërinë jo vetëm për turizëm, por edhe për punë. Shqipëria e shqiptarët duhet të mendojnë që ne nuk jemi më vend i emigrantëve, por do të mirëpresim shumë të huaj që do t’i bashkohen përpjekjeve tona për të përmirësuar dhe për të punuar në realitetet ku jemi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos