Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton Ervin Salianjin

Nga A2 CNN
9 Janar 2025, 13:03 | Politikë

Sali Berisha në burgun e Fierit, viziton Ervin Salianjin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në burgun e Fierit për të zhvilluar një takim me ish-deputetin e burgosur në këtë institucion, Ervin Salianji.

Deputeti demokrat prej muajit shtator po qëndron në burgun e Fierit, pasi gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për kallëzim të rrëmë në lidhje me dosjen “Babalja”.

Më herët, ish-deputeti Salianji është vizituar dhe nga zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike.

Aktualisht çështja për të cilën është dënuar Salianji ndodhet në Gjykatën e Lartë, pasi ish-deputeti demokrat ka bërë rekurs. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos