Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard R. Verma, dhe e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama.
"Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë", njofton Ambasada Amerikane, përcjell A2.
Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian. (A2 Televizion)