Zhvillimi i Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë, për Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, është konfirmim i vlerësimit dhe rëndësisë strategjike të Shqipërisë në gjirin e Aleancës.
Gjatë një konference për shtyp, Nufi shpjegoi se NATO po futën në një fazë që kërkon më shumë investime dhe modernizim të Forcave të Armatosura nga të gjitha shtetet anëtare.
I pyetur mbi deklaratat e një prej ministreve në Serbi që fliste për spastrim etnik të shqiptarëve të Kosovës, kreu i dikasterit të Mbrojtjes u tregua i prerë.
Lidhur me situatën e zjarreve, ministri theksoi se monitorimi me dronët Bayraktar ka rezultuar efektiv për evidentimin e hershëm të vatrave të zjarrit dhe për koordinimin e operacioneve në terren. (A2 Televizion)