Protesta e 29 nëntorit, qytetarët para Kryeministrisë, priten nga kordoni policor

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 13:21 | Aktualitet

Protestuesit janë vendosur para shkallëve të Kryeministrisë, ku janë pritur nga një kordon policor që ka rrethuar institucionin. Marshimi nisi nga sheshi “Skënderbej”, në protestën e kësaj të diele, që zhvillohet në ditën kur Shqipëria feston 82-vjetorin e Çlirimit.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur në kor thirrjet “Poshtë diktatura” dhe “Dorëheqje”, ndërsa në duar mbajnë flamuj kombëtarë dhe simbole kuqezi.

Ndryshe nga protesta e së shtunës, këtë herë vihet re një numër më i vogël personash të maskuar dhe mungojnë shkopinjtë që u panë me shumicë një ditë më parë.

Deri në mbërritjen para Kryeministrisë nuk janë shënuar akte dhune, ndërsa protesta është shoqëruar me brohorima dhe thirrje kundër qeverisë.

Edhe këtë të diel, në autobotët dhe mburojat e uniformave blu vihen re simbolet kombëtare.

Kujtojmë se gjatë protestës së 28 nëntorit, policia arrestoi 14 persona. Ndërkohë, 61 persona mbetën të lënduar, mes tyre qytetarë, efektivë policie dhe punonjës të medias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos