Sezoni i ri politik, Rama mbledh të enjten grupin e PS, PD të hënën. Berisha në SHBA

Nga Fjorela Beleshi
31 Gusht 2026, 14:47 | Politikë

Sezoni i ri politik nis me debate dhe akuza mes mazhorancës dhe opozitës për çështje të reja dhe të vjetra. Nga replikat për korrupsion deri tek çmimet e larta të ushqimeve të shportës.

Pavarësisht “dejavu” politike të Tiranës, të djathtët e të majtët kanë nisur të mbledhin forcat për shtatorin që duket se do vijojë me temperature të larta.

Kryeministri Rama ka thirrur të enjten në orën 10:00në Pallatin e Brigadave takimin e zgjeruar të grupit parlamentar të PS.

Në njoftimin e shpërndarë deputetëve dhe ministrave do të shpjegohet prania besnike, dokumenti partiak i mazhorancës që ka të bëjë me strategjinë e kësaj force politike para zgjedhjeve lokale.

Burime të A2CNN bënë të ditur se opozita do të zhvillojë mbledhjen e grupit parlamentar të hënën, ku të djathtët do të marrin porosinë për aksionet politike në institucionin e Parlamentit që nis të martën e 8 shtatorit.

Ndërsa deputetët demokratë do të bëhen gati për përballjen e radhës me socialistët, kryetari i selisë blu pritet të udhëtojë në SHBA.

Edhe pse konferenca e Partisë Republikane do të mbahet me 9-10 shtator, Sali Berisha e pranon që ende nuk e ka tërhequr pasaportën nga Ambasada Amerikane gjithashtu ende nuk ka konfirmuar një axhendë të takimeve atje.

Vizita në Texas i Sali Berishës vjen pas më shumë se 5 vitesh nga vendimi i marrë nga DASH në maji të 2021 për ndalimin e hyrjes në SHBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos