Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e fundvitit se Shqipëria renditet ndër vendet e para sa i përket shërbimit digjital për qytetarët.
Sipas shefit të qeverisë stadi në të cilin ka arritur vendi ynë, tregon që në këtë drejtim jemi njëjtë si vendet e Bashkimit Europian.
“Dua t’ju tërheq vëmendjen që në aspektin e shërbimeve publike vlerësimi është gjerësisht ndërkombëtar. Jo thjesht vlerësim i im, apo i yni. Të gjitha klasifikimet për rritjen e kapaciteteve të shërbimit në këtë drejtim e gjeni Shqipërinë në pjesën e sipërme të tabelave të klasifikimit. Dhe për kuriozitetin tuaj dhe atyre që na ndjekin, nga viti 2023 ku Shqipëria cilësohej në raportin e progresit në aspektin e shërbimeve digjitale, me ecuri pozitive të moderuar, sot kemi një ndryshim dhe rritje të stadit që thuhet të mirë. Ku merr këtë stad faktikisht në atë fushë ti je në BE”, tha Rama. (A2 Televizion)