Kaosi në Parlament, deputetja socialiste: Sa herë që "non grata" ka halle, ju zini foltoren

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 17:48 | Politikë

Kaosi në Parlament, deputetja socialiste: Sa herë që "non

Opozita duke se po ia del, që ashtu siç kishte paralajmëruar, të mos lejojë mbajtjen e punimeve në seancën e sotme plenare.

Deri më tani, seanca plenare e së hënës është ndërprerë tre herë pasi deputetë të opozitës nuk po lejojnë kolegët e tyre të mazhorancës të marrin fjalën nga vendi, duke u fikur mikrofonët apo duke shkuar deri edhe në përplasje fizike.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Gazment Bardhi deklaroi se shkak për situatën aktuale në Parlament në fakt është mazhornaca.

Siç është deklaruar edhe më herët nga grupimi i Sali Berishës, “prej javësh tashmë, mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërç, duke pamundësuar kështu funksionimin e tij.”

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryetarja e Kuvendit të hedhë në votim të drejtat e opozitës. Nuk ka ndodhur të votohet pa i dhënë as të drejtën e fjalës opozitës për të sqaruar qëndrimin e saj. Janë rrëzuar 8 kërkesa për komisione hetimore, pa dhënë asnjë shpjegim,” deklaroi ndër të tjera Gazment Bardhi.

Këtij të fundit iu kundërpërgjigj deputetja socialiste Pranvera Resulaj e cila u kujtoi deputetëve të grupimit Berisha: “ -Sa herë që non grata ka halle, aq herë vini ju dhe zaptoni foltoren.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos