Sherri në këshillin bashkiak, Meta: Atentat i shëmtuar nga një morr. Porositësit janë 3

Nga A2 CNN
23 Korrik 2024, 14:11 | Politikë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e quajti “atentat të shëmtuar nga një morr” sherrin e ndodhur dje në këshillin bashkiak të Tiranës, ku këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u kacafyt me Halit Valterin, këshilltarin e Partisë Socialiste.

“Ne nuk do ta ndalojmë që ta pyesim se kush e porositi, siç bëri dikur Ahmet Zogu, sepse ne e dimë se kush janë 3 porositësit e atentatit të djeshëm ndaj Tedi Blushit dhe ndaj opozitës e vendosjes së drejtësisë në këtë vend. Ata janë Edi Rama, kreu i regjimit të Dum-Dumanëve dhe McGonigalëve në Shqipëri, një regjim i shërbimeve të huaja antishqiptare, i provuar me dokumente, pas “Prindit 1” dihet është “Prindi 2”, që është pikërisht miu i bashkisë, që shkon me xhup në mbledhjen e këshillit bashkiak dhe i treti është Dum-Dumani”, tha Meta.

Ish-presidenti tha se Valteri është paguar me paratë e inceneratorëve për ti shërbyer, si shumë analistë, të cilët i quajti “bajga”.

“T’i themi Dum-Dumanit, nuk po të themi për asgjë tjetër, edhe analfabet të ishe, nëse do kishe 1 gram dinjitet, Erion Veliaj duhet të ishte në burg edhe vetëm për këtë shkresë që ia ka dërguar Alqi Bllakos për çështjen e inceneratorëve duke zhytur Bashkinë e Tiranës, gjithë qytetarët e Tiranës në borxh, duke paguar qindra miliona euro për inceneratorin fantazmë, që ti ke hall se po ta ndalosh do të humbë Shqipëria në arbitrazh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos