Të enjte dhe të premte seancë, Çuçi në grupin e PS: Vijon dialogu për Reformën Elektorale

Nga A2 CNN
22 Korrik 2024, 23:22 | Politikë

Të enjte dhe të premte seancë, Çuçi në grupin

Kreu i grupit socialist, Bledi Çuçi, ka informuar deputetët e mazhorancës që java e fundit e këtij sesioni palamentar do të jetë e ngjeshur, me interpelanca, raporte të intitucioneve të pavaruara dhe projektligje të reja, për këtë arsye Parlamenti do të zhvillojë dy seanca plenare të enjten dhe të premten.

Në mbledhjen e e drejtuar nga Çuçi për shkak të mungesës së kryesocialistit, njëkohësisht Kryeministrit Edi Rama, deputetët e mazhorancës janë njoftuar nëse dialogu politik për Reformën Zgjedhore përfundon brenda 72 orëve, ndryshimet për votën e emigrantëve dhe listat do të miratohen në seancën e së premtes.

Sipas burimeve nga mazhoranca, çështja ka mbetur ende te formulimi ligjor përsa i përket formulës mikse të propozuar nga opozita për shkak se nuk u dakordësuan për shpërndarjen e mandateve me herës, iniciativën e socialistëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos