Projekti i Shqipërisë Madhështore është totalisht i realizueshëm, shpjegoi Sali Berishën në konferencën “Fushata elektorale dhe Komunikimi”, organizuar nga partnerë suedezë të demokratëve. Ai kërkoi nga të rinjtë që të kthehen në mesazherë të kësaj fryme.
Nëse faza e parë synon të nxjerrë Shqipërinë nga një situatë dhimbjesh, etapa e radhës ka të bëjë me nxitjen e prodhimit në vend, për të gjeneruar mirëqënie.
Pas kësaj tryeze, kryedemokrati vijoi komunikimin me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve që i kishin dërguar në rrjetet sociale. U ndal përsëri te të rinjtë, duke shpjeguar se ka një program për t’i ndihmuar që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.
Berisha përsëriti nevojën e rishikimit të ndarjes territoriale, për të rikthyer pranë qytetarit shërbimet e pushtetit vendor, pasi sipas tij reforma e vitit 2014 dështoi në qëllimin për të cilin u krijua. (A2 Televizion)