Shpjegon “Shqipërinë madhështore”, Berisha: Përmbysje e plotë e shpërndarjes së të ardhurave

Nga A2 CNN
5 Mars 2025, 19:46 | Politikë

Shqipëria Madhështore nuk është vetëm një slogan, thotë Sali Berisha, por një projekt konkret dhe i realizueshëm që synon zhdukjen e varfërisë ekstreme, shkruan A2.

Për këtë, shpjegon kryedemokrati, nevojitet një përmbysje e shpërndarjes së të ardhurave: “Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme. Shqipëria Madhështore bazohet në kolonën e dhembshurisë njerëzore. Për çka do të ketë një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave”.

“Made in Albania” do të jetë motoja e krenarisë shqiptare, thotë Berisha, që premton se me kthimin në pushtet, fokusi i politikave qeverisëse do të jetë ekonomia, me qëllim vendosjen në piedestal të Shqipërisë që prodhon: “Duke vendosur në epiqendër të programit tonë ekonominë, ekonominë, ekonominë, ne rikthehemi me fuqinë më të madhe për të vendosur në piedestal Shqipërinë që prodhon”.

Për kryedemokratin, Shqipëria Madhështore nuk mund të mos ketë projekte të mëdha: “Shqipëria Madhështore nënkupton pra projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha, inteligjencë artificiale...”.

Berisha pohoi se i mirëkupton skeptikët, të cilët i ftojnë të shikojnë punën e qeverive të tij në të kaluarën, për të kuptuar se çfarë duket e pamundur mund të bëhet realitet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos