Dosja "Gërdeci", Fatmir Mediu kundërshton gjetjet e ekspertëve ushtarakë

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 19:16 | Politikë

Në seancën e radhës të dosjes "Gërdeci" në Gjykatën e Posaçme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kundërshtoi gjetjet e ekspertëve ushtarakë në lidhje me masat që do duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec.

“Unë do të vazhdoj ta kundërshtoj aktin se nuk ka të bëjë me detyrat e ministrit të mbrojtës në seancat e mëtejshme do eci përgjigje për përgjigje për të bërë komentet e mia rreth çështjes. Akuza nuk qëndron sepse neni 248 kërkon shkelej të ligjit ose akte ligjore që nuk është pasqyruar në asnjë moment nga prokuroria për detyrat dhe përgjegjësitë ligjore që ka ministri”.

Mediu dhe mbrojtja e tij kishin përgatitur një material prej 147 faqesh përmes të cilit kundërshtonin gjetjet e ekspertëve, por seanca u ndërpre me kërkesë të prokurorëve  që duhet të ishin në dy procese të tjera. Seanca e radhës mbahet më 18 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos