Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027, Rama: Në Tiranë do të vijë Presidenti i SHBA

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2024, 11:57 | Politikë

Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027,

Në vitin 2027 Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s, një organizim që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, duke shënuar ardhjen e liderëve botërorë në kryeqytet.

Lajmin e dha në konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama, duke nënvizuar se zhvillimi i këtij samiti në Shqipëri do të shënojë një kulm të ri për pozicionin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Kreu i ekzekutivit nënvizoi se në Tiranë do të vijë Presidenti i SHBA, në këtë rast Donald Trump dhe gjithë liderët e tjerë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë ishte mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranë para se qeveria në aleancë me Bashkinë e Tiranës të ndërtonte çfarëdo ka ndërtuar në këtë dekadë. Ardhja e Presidentit të SHBA-ve dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s është njëkohësisht një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë", tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos