Politologu Afrim Krasniqi deklaroi se Shqipëria ka larguar nga funksioni një kryeministër për një ditë, por sot u thuhet protestuesve që nëse kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë, janë kundër interesave të vendit.
“Shqipëria ka pasur një kryeministër që e ka larguar për një ditë nga funksioni, në 21-shin dhe me një akt. Të gjithë sekretarët e përgjithshëm të administratës publike dhanë dorëheqje dhe drejtorët e drejtorive dhe thanë “nuk punojmë me këtë kryeministër” dhe ai vetë dha dorëheqjen dhe është një nga figurat më të nderuara kombëtare. E kemi bustin e tij në qendër. Por, nuk akuzoi njeri. Në atë moment, administrata nuk pranoi të punojë me ty për këtë arsye dhe ti duhet të gjykosh veten tënde, ku ishte gabimi. Tani, neve na thuhet që po kërkove dorëheqjen e kryeministrit, ti po shkatërron Shqipërinë, je kundër interesave, po sjell destabilitet, po na humb miliarda etj”, tha Krasniqi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Ne po mbrojmë Shqipërinë sepse po mbrojmë Shqipërinë me idenë që ne duam një Shqipëri pa individë në krye që identifikohen. Ne duam institucione, Gjykatë Kushtetuese, me gjykata administrative, me gjykata funksionale, me prokuri funksionale, me hipotekë”, shtoi Krasniqi. (A2 Televizion)