“Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim” Rudina Hajdari: Qytetaret të lodhur me klasën e vjetër politike

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 20:38 | Politikë

Në të njëjtat kushte si në vitet ’90, e cilëson Rudina Hajdari protestën qytetarë para Kryeministrisë e cila vijon sot në ditën e 25-të. Në Off the Record Me Andrea Dangllin në A2 CNN ajo tha se qytetarët janë të lodhur njësoj si atëherë nga klasa e vjetër politike 30-vjeçare.

“Jemi në të njëjtat kushte si ën vitet 90 se klasa politike ka qenë jo shpresëdhënës. Edhe opozita duhet të kishte qenë në krah të qytetarëve. Ën këto 30 vite shihet që figura të vjetra të klasës politike janë konsumuar sikurse atëherë, ata vranë frikë dhe kështu duhet të ndodhë kur përballen me autokraci të fortë. Ata që kanë qëndruar në ato kolltuke i kanë keqtrajtuar dhe i kanë përdorur për interesat e veta”.

E ardhur nga Amerika në mbështetje të protestës qytetare, ajo thotë se diaspora është shumë krenare, ndërsa thekson se brezi i ri është ai që do të çojë në fund amanetin e babait të saj Azem Hajdari.

“Ka qytetari, ka shpresë, ka një brez të ri i cili është mbushur kupa. Siç shihet që dhe sheshi ëahtë mbushur plot. Diaspora është shumë krenare për momentin entuziazmi ndihet më shumë andej se këtej. Është momenti i vetëm që Shqipëria ka qenë në hartën e botës. Shkëndija erdhi nga projekti Kushner-Trump, shërbeu si shkëndijë për të marrë hovine madh. Është një forcë mbinatyore që po po ndodh kjo protestë i ka përbërësit për të kaluar masat. Ka një forcë tjetër që po e ndihmon; besimi i fortë, shpresa për këtë vend që gjithë këta njerëz që e kanë keq përdorur dhe unë si bija e Azem Hajdarit e mendoj që amaneti i babait tim duhet të shkojë deri në fund. Dhe ky brez mund ta çojë atë në fund. Një person i vetëm nuk mund të bëjë asgjë, duhet një mori e madhe njerëzish që kanë dëshirë për vendin e vet. Shumë njerëz në protestë janë të lodhur nga nepotizmi. Është koha për ata të rinj që janë të aftë dhe unë nuk jam këtu për të dhënë shenjë që jam pjesë e kësaj lëvizjeje, por për t’i mbështetur këta të rinj që duan ndryshimin në vend”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos