Kryeministri Rama tha përpara shqiptarëve të Amerikës se Partia Socialiste është forca e vetme shtetbërëse në Shqipëri që po lartëson emrin e saj nga dita në ditë.
Kreu i qeverisë renditi disa nga arritjet gjatë qeverisjes së tij, të cilat po e ulin Shqipërinë në tavolinën e demokracive perëndimore.
“Ka vetëm një forcë shtetbërëse dhe ajo është PS. Pa të nuk do bëhej reforma në drejtësi, nuk do të goditej korrupsioni, as nuk do të ulej dot në çdo tryezë si e barabartë, as nuk do të bëhej një histori suksesi në turizmi, dhe me një aeroport që ka rritjen më të lartë në Europë dhe nuk do të priste asnjëherë të parin samit të BE jashtë kufijve evropianë. Shqipëria në krye të OSBE, mikpritëse e Komunitetit Ekonomik Evropian të vitit të ardhshëm ku do të vinë udhëheqësit e kontinenti dhe në 2027 do të zbarkojnë liderët e NATO. Është një Shqipëri e rilindur këtë dekadë. Shqipëria nga një emër i sikletshëm po kthehet çdo ditë në një emër krenarie “Kur thua I am from Albania””, tha Rama. (A2 Televizion)