Reagon Kryemadhi: Drejtësia e re më ka goditur me ligj të shfuqizuar 4 vite më parë

Nga A2 CNN
26 Tetor 2024, 12:47 | Politikë

Reagon Kryemadhi: Drejtësia e re më ka goditur me ligj të

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Monika Kryemadhi akuzon drejtësinë e re se është duke e goditur atë me një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë.

Bashkëngjitur, Kryemadhi publikon edhe një dokumentet, me anë të cilit pretendon se është shfuqizuar ligji më 26 qershor të vitit 2020, shkruan A2.

“Drejtësia e re me ligjet e vjetra.

Të nderuar qytetarë, aq me nxitim dhe aq me urdhër e ka pasur kjo drejtësi e re goditjen time politike, sa që kanë përdorur një ligj të shfuqizuar jo pak por plot 4 vite më parë.

Të jenë analfabetë funksionalë apo ushtarë funksionalë?! Këtë le ta gjykojnë shqiptarët.

Shikoni, vlerësoni dhe gjykoni vetë faktet me poshtë, por mos harroni që secilin nga anëtarët e kësaj drejtësie e paguajmë 5-6 mijë euro/muaj ne të gjithë së bashku.

Kjo është drejtësia që duam?”, shkruan Kryemadhi.

Reagon Kryemadhi: Drejtësia e re më ka goditur me ligj të

Reagon Kryemadhi: Drejtësia e re më ka goditur me ligj të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos