Shqipëria merr notë jokaluese në kapitullin e mjedisit dhe ndryshimeve klimaterike

Nga Marjo Brakaj
4 Nëntor 2025, 12:15 | Politikë

Shqipëria merr notë jokaluese në kapitullin e mjedisit dhe

“Shqipëria ka një nivel të pjesshëm përgatitjeje në fushën e mjedisit dhe klimës dhe nuk ka bërë përparim të dukshëm gjatë periudhës raportuese. Vendi ende nuk ka miratuar ligjet e reja mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve (EPR) — elemente thelbësore të përafrimit me legjislacionin e BE-së".

Kështu thotë raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, për vitin 2025.

Komisioni Evropian ka kritika edhe për “Paketën e maleve”.

“Në mars 2025 u miratua e ashtuquajtura “paketa e maleve”, që parashikon lehtësira fiskale dhe leje për investime në pyje e kullota. Komisioni paralajmëron se kjo mund të ketë ndikime të rënda për përdorimin e tokës dhe mbrojtjen e natyrës.”

Raporti thekson se zbatimi dhe forcimi i ligjeve mjedisore mbeten të dobëta Ligji për burimet ujore dhe strategjia për mbrojtjen e mjedisit detar hynë në fuqi në tetor 2024, por zbatimi praktik mbetet i kufizuar. Një zhvillim pozitiv është krijimi i një Ministri të posaçëm për Mjedisin në qeverinë e re (shtator 2025). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos