"Shqiptarëve u është mohuar dinjiteti"- Dizdari: Kjo qeveri ka kapur majat e korrupsionit

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2025, 22:10 | Politikë

Fjoralba Dizdari, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, ka deklaruar se “shqiptarëve u është hequr dinjiteti”.

“Skandalet e kësaj qeverie janë të tmerrshme, janë të mëdhaja. Partia Demokratike ka probleme, i kemi thënë. S'është problemi aty. Njerëzit s'kanë bukë të hanë. Viti i Ri dhe njerëzit nuk kanë bukë në tryezë. Sistemi i kalbur e ka fajin, kur ka një qeveri të korruptuar, kur kanë vjedhur masivisht këtë vend, kur nuk ka marrë askush atë që meriton, duhet të vijë SPAK-u tani, ndërkombëtarët që të bëjnë presion të fortë që të ndryshojë politika në Shqipëri, që të hanë njerëzit një copë bukë, që taksat mos mbysin bizneset duhet të vijnë ndërkombëtarët, dhe ne gjithmonë, edhe në vitet ‘90 kemi pasur nevojë për ndërkombëtarët”, tha Dizdari.

“Drejtësia këtu nuk ka funksionuar. Ka pasur sigurisht individë që kanë bërë detyrën siç duhet ta bëjnë, nga ana njerëzore dhe politike. Njeriu ka një moral në fund të ditës. Njeriu ka një moral dhe problemi është që ne vëmë në kushte komode njerëz të pamoralshëm. Kaq. Në momentin që ne do ngrihemi dhe do të themi që kjo nuk shkon, atëhere këtu do të ndryshojë politika, do të ndryshojë Shqipëria. Njerëzit do të jetojnë ndryshe. Sot njerëzit nuk kanë dinjitet. Shqiptarëve u është hequr dinjiteti. Shqiptarët të paktën të jetojnë në kushte minimale. Shqiptarët sot nuk kanë të paguajnë dritat dhe ky është faj i sistemit. Ky është faj i qeverisë. Po e them edhe njëherë, është Vit i Ri dhe njerëzit po mbledhin qindarkat për të bërë sofrën e natës 31, që ne e kemi traditë në Shqipëri. Kjo është t'i mohohet dinjiteti shqiptarit, ku gjyshja ime apo gjyshja e dikujt, pensionistët në këtë vend, duhet të zgjedhin mes pagesës së dritave, të blejnë ilaçe apo ujin. Prandaj i është hequr dinjiteti i shqiptarëve", shtoi anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos