Situata në PS është më e rënda që nga 2005, kur Rama ka marrë drejtimin e partisë. Kështu u shpreh në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Roland Qafoku, sipas të cilit PS ka bërë hapa të mëdhenj pas në demokracinë e brendshme, krahasuar me periudhën kur drejtohej nga Fatos Nano.
“Situata në Partinë Socialiste nuk është e keqe, por është momenti më kritik, më i rëndë që nga momenti mendoj unë që ka marrë ose që drejtohet nga zoti Rama. Pra që nga viti 2005 edhe duke përfshirë dhe opozitën. Po ë për të bërë analizën e kësaj situate mjafton të them që të bëjmë një krahasim me Partinë Socialiste kur drejtohej nga Fatos Nano”, tha Qafoku në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Qafoku kujtoi se në kohën e Nanos, ministrat dhe drejtuesit votoheshin disa herë brenda strukturave partiake dhe se kulmi i demokracisë në një parti politike në Shqipëri ishte gara mes Nanos dhe Pandeli Majkos për kryetar të PS-së. Ndërsa sot, sipas tij, në PS nuk ka më votë, por vetëm emërime dhe udhëzime nga lart.
“Besoj e mbani mend kur transmetohej live votimi në kryesinë e ngushtë, në kryesinë e vogël të Partisë Socialiste me tre kandidatura se kush do ishte ministër dhe a e kupton domethënë çfarë hapa pas ka bërë kjo parti? Dhe kulmi i demokracisë partiake në këto 35 vjet është në vitin 2001-2002 mos gaboj kur Fatos Nano që kishte dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste garon me Pandeli Majkun kryeministër për kryetar të partisë dhe fiton Nano me 34 vota. Ky është kulmi i demokracisë në një parti në këto 35 vjet në Shqipëri”, theksoi Qafoku në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN..
Ai theksoi se mungesa e votës ka vrarë demokracinë partiake dhe ka sjellë një përbërje parlamentare me shumë deputetë pa eksperiencë politike.
“Është vrarë vota. Vota është ajo që bën një parti më demokratike. Në Partinë Socialiste nuk votohet. Nuk votohet. Emërohet, caktohet, udhëzohet që kjo do ndodhë kështu dhe kjo ka sjellë ju thatë që 83 deputetë po aty janë 53 mos gaboj për herë të parë që është një kapërcim një numër shumë i madh. Dakord është një gjë e mirë që ndërthuret e të vjetrit me të rinj. Po 53 t'i thua për herë të parë ata s'e dinë fare se çarë domethënë në parlament. se me pesë muaj, me gjashtë muaj në parlament mendoj që ti një deputet arriti të kuptojë politikën e Shqipërisë. Po çfarë thua? Domethënë kjo është absurde. Kështu që në këtë drejtim Partia Socialiste ka bërë hapa pas”, u shpreh Qafoku në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas Qafokut, modeli aktual është pasojë e një drejtimi autokratik, ku mungon meritokracia dhe zëri i brendshëm kritik.
“Partia Socialiste ka nevojë për demokraci, Partia Socialiste ka nevojë për votë gjithëpërfshirëse, Partia Socialiste ka nevojë për zërin e çdokujt. Ndërsa sot aty s'ka zë fare asnjë, as i dyti, as i treti, domethënë të gjithë mendojnë domethënë si kryetari dhe nuk ka është prishur e gjithë e gjithë ajo që u ndërtua aq pozitivisht nga Partia Socialiste dhe që shërbeu për të gjithë politikën shqiptare dhe kjo është akoma më e rëndë”.
(A2 Televizion)