I dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, Richard Grenell ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar në media, ku ai konsiderohet lobist i padeklaruar i kryeministrit Rama. Sipas lajmeve të publikuara Grenell është përpjekur që të përfshijë në agjendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë në Tiranë ku të takonte kryeministrin Rama. Sipas mediave Trump Jr. anuloi takimin me Ramën në Tiranë të lobuar nga Richard Grenell.
Grenell reagoi në rrjetet sociale ku ka bashkëngjitur edhe shkrimin teksa i kërkon drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela që ta përgënjeshtrojë atë pasi nuk ka asnjë të vërtetë.
“I dashur Alfred Lela, e kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër totale. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, ka shkruar Grenell.
Dear @AlfredLela,
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 28, 2025
I realize you are days away from an important election. I understand emotions are high. I have watched your election silently from the sidelines because Albania is an important and trusted NATO ally of America (and one of my favorite countries to visit &… pic.twitter.com/kKPWaw9uIj
Ndërkohë edhe djali i presidentit Trump reagoi duke e ripostuar në Tëiter reagimin e Grenell.
Ndërsa kryeministri Edi Rama gjatë një takimi pasditen e sotme në Petrelë u shpreh se njerëzit e familjes së presidentit amerikan u detyruan të përgënjeshtrojnë çmendurinë e opozitës.
“Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij, kisha bërë një përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova te Papa, po përpiqesha të shkoja në Beograd sepse aty Trump kishte djalin, por kjo nuk qe e mundur sepse kjo dështoi. Ne e dimë këtë, por kur sheh që detyrojnë njerëzit e presidentit Trump të mohojnë këtë çmenduri të vjen turp, se atje nuk e njeh njeri përveç atyre që marrin ato 6 milionë dollarë”, u shpreh Rama.
(A2 Televizion)