“Shumica në shesh janë demokratë” Kalaja: PD-ja të mos kompleksohet, të dalë në protestë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2026, 21:55 | Politikë

“Shumica në shesh janë demokratë” Kalaja: PD-ja

I veshur me bluzën me simbolet kombëtare të flamurit kuqezi, gazetari Aulon Kalaja u zhvendos nga protesta në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ku u bëri thirrje qytetarëve që ndjejnë në deje gjak shqiptari të dalin dhe të protestojnë. Sipas tij askush nuk duhet të kompleksohet për të dalë në protestë, ndërsa i bëri apel edhe forcës së tij politike.

“Mendoj që duhet të dalin në protestë edhe këta nga krahu tjetër. Duhet dalë edhe PD-ja, edhe PS-ja, edhe LSI-ja dhe ata pa parti dhe këta që janë parti të vogla, të gjithë këta njerëz të cilët janë shqiptarë dhe ndjejnë në dejet e tyre gjak shqiptari, mendoj që duhet të dalin këtë protestë, sepse protesta është perëndim. Pra askush nuk duhet të kompleksohet nga protesta. Kjo është e para. E dyta, ata që thonë që ti je me partinë dhe ti që je me partinë nuk duhet të futesh në protestë, kjo është ajo që quhet ndryshe policimi i protestës. Pra nuk kam, nuk e kam dëgjuar njëherë që të ketë protestë me viza. Duhet me marrë vizën. Sa kalojnë nga Mali, ca kalojnë me vizë, vizë amerikane. E para”, tha Kalaja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai shtoi se në shesh ka vend për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve ideologjike, fetare apo politike, ndërsa kërkoi nga ndërkombëtarët që ta mbështesin atë.

“E dyta, duhet që ndërkombëtarët të bëjnë një reagim tani kundrejt popullit shqiptar, sepse aty ka dalë populli shqiptar përtej çdo krahine, rrace, ideje, përtej çdo dallimi tjetër ka dalë populli shqiptar dhe nëse këta janë aleatët tanë dhe na e duan neve të mirën, sigurisht që duhet ta mbështesin protestën e qytetarëve, të cilët nuk kanë dalë as liderë politikë. për me kap mikrofonin aty, as njerëzimi pret që ne jemi në mbështetje të popullit shqiptar. Kaq e thjeshtë. Dalja e ambasadorit të Bashkimit Europian në shesh e kam pas shumë më afër atë ditën kur kaloi aty pa bodyguard çmontoi të gjithë propagandën e qeverisë që këtu nuk kemi të bëjmë me agjentë iranianë, me agjentë grekë që na kanë paguar që ne të dalim në protestë, por kjo është një protestë e qytetarëve të cilët dalin me kënaqësinë më të madhe me kalamajtë e vegjël”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Kalaja theksoi se ne shesh ka mjaft opozitarë që kanë protestuar prej vitesh kundër Ramës, ndërsa u bëri apel protestuesve të mos largojnë njerëzit nga protesta.

“Protesta i bashkon të gjithë. Kam organizuar shumë protesta në jetën time. Në rast se ne jemi shumë nuk kemi nevojë me fol. Në rast se ne jemi pak, nuk na ndihmojnë dot fjalët, bërtasim sa të duam neve, por e tregon pikërisht sheshi. Prandaj unë edhe njëherë i mëshoj faktit që duhet të jenë sa më shumë njerëz aty. Dhe e dyta është shumë e rëndësishme, mos të përçahet protesta. Shumica aty në shesh janë demokratë. Janë opozitarë të cilët janë rritur nëpër protesta. Unë kam qenë në terren dhe i kam parë. Unë do doja të dalin socialistët shumë. Po tani duhet të jemi të ndershëm me veten. Askush nuk duhet të jetë aty që të largojë njerëzit nga protesta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos