"Situatë e përmirësuar", Rama për zjarret: Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike

Nga A2 CNN
14 Gusht 2025, 08:07 | Politikë

"Situatë e përmirësuar", Rama për zjarret: Neveri

Kryeministri Edi Rama e cilësoi si “të përmirësuar” situatën e zjarreve në vendin tonë.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë theksoi nga ana tjetër se ende ka “rreziqe e të papritura në çdo çast”.

Gjithashtu, Rama shprehu “neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi”.

“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve”, lexohet në postimin e kreut të qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos