Skandali te Onkologjiku, kërkohet interpelancë me ministren e Shëndetësisë: Të bëhet transparencë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 11:10 | Politikë

Skandali te Onkologjiku, kërkohet interpelancë me ministren e

Deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e grupimit të Lulzim Bashës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu lidhur me skandalin në Spitalin e Onkologjisë. Në fjalën e tij, Agalliu thotë se duhet bërë transparencë për qytetarët sipas së cilit ky skandal tregoi se në Shqipëri, ndryshe nga sa trumbeton mazhoranca, nuk ka shëndetësi falas.

“Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë. Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.  Duhet të qartësohen arsyet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni”, thuhet në njoftim.

Reagimi erdhi pasi nga përgjimet rezultoi se 7 mjekë, mes tyre dhe zv.drejtoresha e QSUT, funskionon si një grup i strukturuar kriminal, ku i mohonin pacientëve me kancer të drejtën për të marrë shërbim falas në shtet, por i dërgonin ato te privati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos