“Lajmësi në preket”...Kjo fjali është artikuluar nga kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës së VI Kombëtare Për të Drejtën e Informimit.
Ai tha se në momentin që një sekret hetimor përfundon në duart e gazetarëve, atëherë dënimi nuk duhet të bie mbi median, por ndaj atyre që e kanë nxjerrë këtë informacion.
“Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj avokaten e popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzuar dhe u keqtrajtuar për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë kur prokuroria iu vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore. Pas gazetarët nuk i deponojnë sekrete, i disponojnë prokurorët. Kur i bie në dorë sekretit gazetarët nuk është më detyrimi i tij të ruajë sekretin. Dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Që në kanun shkruhet “lajmësi nuk ka faj”, kush e prodhoi ose kush ia dha, është burimi që duhet të merresh”- u shpreh Rama.
Për këtë, Rama propozoi ngritjen e një Bordi Kombëtar, që ka për si qëllim vendosjen në dispozicion të çdo informacioni për qytetarët, përveç atyre që konsiderohen sekret Hetimor. (A2 Televizion)