
Nga Miloti, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u shpreh për A2 CNN se opozita është “e vendosur për të arritur qëllimin, që është qeveria teknike, liria për liderin e opozitës dhe fundi i luftës ndaj përfaqësuesve të opozitës”.
“Aktet e mosbindjes civile kanë qenë të ndryshme, qoftë në sallën e Parlamentit, qoftë edhe në protesta”, theksoi Boçi.
“Sot treguam forcën e qytetarit, të atij qytetari që Rama e konsideron të dobët, organizohet dhe paralizon gjithçka”, shtoi nënkryetari i PD. (A2 Televizion)