"SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin!" Duka: Duhet rezultat para 11 majit

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 20:59 | Politikë

"SPAK të këpusë lidhjen e politikës me krimin!"

Shkëputje të politikës me krimin dhe mospërdorim të administratës në fushatë, kërkon kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiëprinë Madhështore. Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, ai thekson se SPAK duhet të japë rezultat para zgjedhjeve të 11 majit dhe jo të shërbejë si OSBE ODIHR.

“Jam i kënaqur që SPAK ka dalë në terren dhe nëse kap elementë të veçantë, atëherë i them bravo i qoftë, por nëse bën punën e OSBE ODIHR që ka bërë 34 vjet. Deri tani thuhet që ka pasur disa ankimime. Pritet të ketë prapë. Puna e SPAK duhet të jetë shkëputja e politikës me krimin dhe përdorimi i shtetit në favor të partive politike të shkëputet njëherë e përgjithmonë. Dhe shkëputja me njerëzit me rekorde kriminale. Në Durrës ka elementë të tillë që janë ende në fushatë. Të shohim nëse do kapë gjë atje, nëse jo nuk ka bërë punë. Të kapë para zgjedhjeve, sidomos në këto dy drejtime dhe e rëndësishme është që administrata të lihet mënjanë dhe të fusin duart njerëzit me rekorde kriminale”.

Duka e konsideron të pamoralshme gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në fushatë dhe thotë se tensionet nuk janë vetëm mes palëve, por brenda llojit.

“Gjuha e përdorur ka ardhur duke agravuar sidomos nga Rama. Bën vaki dhe e marrin për të mbledh vota, por mua më duket e pamoralshme mënyra e tij. Tensione politike ka pas gjithmonë, kur ka pas zgjedhje. Përveçse ka një luftë ka edhe brenda llojit se i tillë është sistemi një sistem i përçudnuar se këta përveç luftës me kundërshtarët kanë dhe luftë brenda llojit. Është bërë kakofoni e tmerrshme për sa i përket tensionit politik se nuk janë mes palëve, por brenda llojit. Në sistemin mazhoritar lufta ishte e ashpër mes individëve kurse tani rëndësi të madhe kanë kryetarët e partive”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos