Rama ironi me kontratën e lobimit të PD: Luli thoshte 7×7= 42, tani doli dhe bufi me 7×7= 6 milionë!

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 19:46 | Politikë

Rama ironi me kontratën e lobimit të PD: Luli thoshte 7×7= 42,

Kryeministri Edi Rama e ka atakuar Partinë Demokratike gjatë një takimi elektoral në Roskovec, duke ironizuar kontratën e tyre të lobimit në SHBA, e cila kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

Sipas Ramës nga 7×7= 42 i ish-kryedemokratit Lulzim Basha kemi kaluar te 7×7= 6 milionë e Sali Berishës, të cilin e etiketoi sërish si Bufi i kënetës.

“Ne trashëguam më shumë se 700 milionë euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin. 25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e Sudes dhe të Xhaferrit do të ishin përsëritur sërish sot nëse në 2023 me votë shqiptarët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin. Luli thoshte 7×7 42, tani doli dhe bufi 7×7 6 milionë”, tha kreu i qeverisë.

Rama nga Roskoveci komentoi edhe sondazhet, duke thënë se Partia Socialiste fiton më 11 Maj, pasi shumica e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Më tej nuk e shmangu një batutë për burrat e kësaj zone. “Roskoveci është burrë”, sipas shefit të qeverisë, “por ajo që e nxori në dritë është një grua”, duke iu referuar këtu kryebashkiakes prej disa mandatesh, Majlinda Bufi.

“Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur. Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh. E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë. Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua. Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskoveci, copë-copë”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos