Spiropali: Disa kolegë kanë vënë bast me drejtësinë! Opozita e paaftë të qeverisë veten, e jo më vendin

Nga A2 CNN
28 Korrik 2024, 12:35 | Politikë

Spiropali: Disa kolegë kanë vënë bast me

Një fjalën e saj në Kongresin e PS, Elisa Spiropali nuk nguroi që të shenjestronte opozitën. Sipas saj, kjo opozitë nuk ka aftësi për të qeverisur veten, e jo më vendin, e për këtë shtoi Spiropali, PS-ja është përballë detyrën për të ribërë vetveten.

“Ne kemi krijuar pakënaqësi ndaj vetes, gara jonë nuk është me ata që kemi përballë qe janë për faqe të zezë, por me pritshmëritë e qytetarëve. PS duhet të ribëjë veten.

Kundërshtarët janë të paaftë të qeverisin veten në opozitë, jo më vendin. Për këtë shkak dhe këtë kalendar domethënës suksesesh që ka prodhuar qeverisja jonë duket se kemi çdo arsye të jemi me kokën lart për çfarë kemi bërë”, tha ajo.

Spiropali u shpreh se lista e kolegëve apo ish kolegëve që kanë probleme me drejtësinë është e gjatë, por kjo është një bast i tyre personal duke theksuar qëndrimin se “përgjegjësia është personale”.

“Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësie. Ka një listë jo të vogël me kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Është e rendë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që e gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në futjen të dorës në fondet publike

Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje duhet ë paguajë dhe kush vërtetën të3 kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore. Prezumimi i pafajësisë është i drejtë”, tha ajo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos