Spiropali uron kreun e sapozgjedhur të kuvendit të Kosovës: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin vëllazëror

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 12:31 | Politikë

Spiropali uron kreun e sapozgjedhur të kuvendit të Kosovës: Mezi

Pas presidenti Bajram Begaj edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka uruar zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit të Kosovës. Në një mesazh në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se mezi pret që të rifillojë bashkëpunimin vëllazëror mes dy Kuvendeve, për të mirën e qytetarëve, për integrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shkruan Spiropali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos