Ana Dajko mbetet deputete, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 11:47 | Politikë

Ana Dajko mbetet deputete, Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS

Mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet do t’i mbetet Ana Dajkos, raporton A2 CNN. Kolegji Zgjedhor vendosi të hënën në mënyrë unanime që të lërë në fuqi vendimin e Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve, që ia akordonte mandatin të parës në listën e mbyllur të këtij koalicioni.

Fillimisht Lapaj dhe koalicioni kishin kërkuar që mandati t’i kalonte atij, si më i votuari në listën e hapur. Por Komisioneri Shtetëror ia akordoi kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli. KAS e ndryshoi më pas këtë vendim, duke mos njohur dorëheqjet e dhëna para zgjedhjeve dhe duke ia akorduar mandatin Dajkos.

DEBATET PARA VENDIMIT

Përfaqësuesja e Lapajt në Kolegjin Zgjedhor: Ne kemi kërkuar shfuqizimin e vendimit të KAS (dhënien e mandatit të Ana Dajkos) dhe lënien në fuqi të vendimit të Kryekomisionerit ( dhënien e mandatit të Kleana Xhuvelit).

Përfaqësuesja e Lapajt: Në vendim KAS, tendencioz dhe politik! KAS po thotë që KODI mbron kandidatët nga dorëheqjet, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojnë përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin qe mandati nuk është dhënë, kandidati mund të heqë dorë nga mandati! Vendimin i KAS për t’i dhënë mandatin e deputetit Ana Dajkos është i gabuar! Në vendimin KAS, Ka keqinterpretuar kuotën ligjore dhe gjininë e nënpërfaqësuar. Arsyetimi KAS është diskriminues dhe antikushtetues, sepse nuk ka nënpërfaqësim pasi është vetëm një kandidat!

Përfaqësuesja e KQZ që mbron vendimin e KAS pyet përfaqësuesen e Lapajt: Deri kur mund të dorëhiqet një kandidat?

Përfaqësuesja e Lapajt: Kandidati mund të tërhiqet nga kandidimi deri sa të jenë publikuar tabelat nga KQZ!

Përfaqësuesja e KQZ: Në KAS është kërkuar tjetër gjë nga ajo që kërkohet sot. Në KAS është kërkuar që mandati t’i jepet Adriatik Lapajt! Sipas KAS Dorëheqjet nuk mund t’i shqyrtojë KQZ por Kuvendi! Deklaratat e dorëheqjes janë zë pavlefshme! Mandati duhet t’i kalojë Ana Dajkos. Nëse zonja nuk e do mandatin  të mos bëjë betimin në Kuvend dhe vend i saj të plotësohet sipas radhës së listës! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos