"Sqaro si mund të shesësh një apartament 151 m² për 15 milionë Euro?"

Nga A2 CNN
13 Korrik 2026, 12:36 | Politikë

"Sqaro si mund të shesësh një apartament 151 m²

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kërkoi sqarime Agron Shehajt për një apartament, që sipas tij, është shitur për 15 milionë euro.

“Petët e byrekut po hapen, siç u hapën edhe historitë e përfshirjes së lloj-lloj balte e llumi në protestë”, u shpreh Balla, shkruan A2.

 “Protesta kur nisi ishte e bukur. Meqë i ndiqni statuset e mia të orës 19:00, transparencë është ajo. Tregon se si kur hyri Saliu, hyri Gonia, hyri Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat. Gone, sqaro se si mund të shesë një njeri një apartament 151 m2 për 15 milionë euro. Kaq. Petët e byrekut po hapen, siç u hapën edhe historitë e përfshirjes së lloj-lloj balte e llumi. Flamingot janë zog shumë i pastër dhe nuk rrinë me llumin, prandaj ikën nga ju. Llum”, ia ktheu Balla.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos