Surpriza e fushatës do të vijë nga SHBA? Zëdhënësja e PD e konfirmon në “Off the Record”

Nga A2 CNN
26 Prill 2025, 20:26 | Politikë

Surpriza e fushatës do të vijë nga SHBA?

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, konfirmoi në “Off the Record” në A2 CNN lajmet se një surprizë do të vijë për PD në këtë garë elektorale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Garo nuk dha më shumë detaje për këtë temë, pavarësisht insistimit të gazetarit Danglli.

“Prisni dhe do të shihni”, u shpreh Garo që mes të tjerash tha se non grata për Sali Berishën pothuajse është hequr nga Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu ajo zbuloi se çfarë ka ndryshuar gjatë kësaj kohe ku tregoi se strategu ametikan ka sjellë ekipin e tij ku po konsulton të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike. 

Garo tha se ai po orienton fushatën elektorale duke vendosur theksin tek një fushatë pozitiviste. 

Ndër të tjera, ajo gjykon se Shtetet e Bashkuara do luajnë një rol të madh në rezultatin e 11 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos