Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë, KAS: Celibashi s’duhej ta lejonte

Nga A2 CNN
28 Shkurt 2025, 11:14 | Politikë

Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë, KAS: Celibashi

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është shprehur se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë, që u mbajt në sheshin "Skënderbej" nuk duhej zhvilluar.

Sipas KAS, Celibashi duhej të kishte ndaluar këtë takim, por kjo masë nuk u ndërmor. Vendimi u mor në mënyrë unanime pas ankesës së Qëndresës Qytetare.

Sipas Qëndresës Qytetare, Ilirjan Celibashi duhej që ta ndalonte mbajtjen e takimit të kryeministrit Rama me punonjësit e bashkisë, por ai e cilësoi atë si konform ligjit zgjedhor vetëm 4 orë para se të zhvillohej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos