Adriatik Lapaj, kreu i "Nismës Shqipëria Bëhet", reagoi sërish për përfshirjen e prindërve të anëtarëve të koalicionit në listën e mbyllur.
Sipas tij, "prindërit tanë janë aty që të çojnë në kosh të plehrave listat tuaja të mbyllura", shkruan A2.
Postimi i plotë:
Kanë nisur krejt tytat e baltës për të denigruar zgjedhjen tonë që prindërit tanë të jenë në listat e mbyllura si garanci për garën tonë në listat e hapura. Me gjasme ne po kandidojmë baballarët. A të mjerë që s'u ngopët duke e shqyer këtë vend! Ne po shkojmë me lista të hapura, pra do garojmë. Nuk ka kandidat kryetarësh, por garë. Prindërit tanë janë aty që të çojnë në kosh të plehrave listat tuaja të mbyllura. Pa merak, se kemi 2 muaj kohë e do i sqarojmë të gjitha për qytetarët në bashkëbisedimet live. (A2 Televizion)