“Te SPAK-u s’ka më njeri imunitet”, gazetari: Është dhënë visto nga ndërkombëtarët për Vlora Hysenin

Nga A2 CNN
22 Shtator 2026, 22:15 | Politikë

Duke komentuar urdhër-arrestin e SPAK-ut për drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, tashmë të shkarkuar nga detyra, gazetari Poli Hoxha mendon se Prokuroria e Posaçme ka marrë viston e aleatëve ndërkombëtarë për nisjen e hetimeve. 

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hoxha tha se para SPAK-ut tashmë s’ka më imunitet askush, madje as vet kryeministri Rama.

Kurrë s’do arrestonte SPAK-u shefen e Shërbimit Informativ Shtetëror pa viston e aleatëve ndërkombëtarë. Është kaluar vija e kuqe. Kjo tregon se nuk ka më asnjëri imunitet. Te SPAK-u s’ka asnjë imuniet, as Rama, as Berisha, as familjarët e tyre. Asnjë s’ka më imunitet sepse kjo ishte fytyra e një vendi anëtar të NATO-s, është ulur reputacioni, dhe ata duke parë ku ka arritur gjendja kanë marrë këtë vendim për të dhënë një mësim. Këtu eksavatori është ndezur, por s’e rrëzon dot SPAK-u. Të vetmen aleat ka protestën, sepse çdo gjë do vullnet politik”, tha gazetari Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos