Basha voton me vajzën, thirrje të rinjve: Votoni për të ardhmen tuaj

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 08:51 | Politikë

Basha voton me vajzën, thirrje të rinjve: Votoni për të

Lulzim Basha, kreu i Koalicionit Euroatlantik, votoi bashkë me vajzën e tij të madhe rreth orës 08:30.

Pas votimit, Basha i bëri thirrje veçanërisht të rinjve që ditën e sotme të gjejnë kohë për të votuar.

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i drejtohen kutive të votimit, për të ushtruar një të drejtë për të cilën është luftuar kaq shumë: të drejtën për të zgjedhur me votë qeverinë, Parlamentin dhe deputetët që ju përfaqësojnë. Thirrja ime është veçanërisht për brezin e ri, në këtë ditë të veçantë për mua, kur vajza ime Dafina voton për herë të parë, i them brezit të ri që kanë të drejtë të çmuar sot për të ushtruar”, tha Basha, shkruan A2.

“Votoni për të ardhmen tuaj, për veten tuaj dhe për vendin tuaj. Besoni te Shqipëria, besoni tek e ardhmja”, shtoi Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos