Tjetër ndryshim në kabinetit qeveritar të Ramës

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 18:47 | Politikë

Tjetër ndryshim në kabinetit qeveritar të Ramës

Në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar ka pasur dhe një vendim për ndryshim në qeveri.

Bëhet fjalë për zv.ministrin e Mbrojtjes, Dorian Tola, i cili nuk do të jetë më në këtë detyrë, pas mbledhjes së qeverisë Rama.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Dorian Tola, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos