Tre takime pa rezultat, Basha premton vijimin luftës për vulën, pa vendim për parti të re

Nga Anesti Barjamemaj
4 Korrik 2024, 19:42 | Politikë

Tre takime, por ende pa rezultat konkret. Ky ishte bilanci i Lulzim Bashës pas mbledhjeve të një njëpasnjëshme, me aleatët, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të Demokratëve Euroatlantikë.

Në mbledhjen e Këshilli Kombëtar u miratua dhe një rezolutë që është dhe busulla e aksionit politik.  Në rezolutën e miratuar, Demokratët Euroatlantikë shprehen se nuk do heqin dorë nga iniciativa për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për vulën dhe kërkesës për zbardhjen sa më të shpejt të vendimit të Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë, në rezolutë citohet se mbeten të angazhuar që shqiptarëve t’u paraqitet alternativa e tyre në zgjedhjet e ardhshme me çdo kusht, por sërish nuk është vendosur për krijimin e një force të re politike. Nga ana tjetër mësohet se Basha në këto takime ka kërkuar vijimin e dialogut me të gjithë mbështetësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos